Surprise Me!

Pagesa e administratorit te fatura e ujit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 6 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Një ditë pasi Vizion Plus transmetoi situatën alarmante të depozitave te ujit, ku u gjend llum i zi e i kuq, reagon Bashkia e Tiranës. Drejtori i përgjithshëm i objekteve në bashkëpronësi, Erindi Bejko, thotë se zgjidhja e vetme që qytetaret të paguajnë për shërbimet, është përfshirja e pagesës se administratorit tek fatura e ujit. Projektligji sipas Bashkisë do t?i dërgohet parlamentit në shtator. Bashkia e Tiranës do te jete edhe garantuesja që administratoret do të bëjnë siç duhet punën, dhe do te verifikojnë me kujdes çdo denoncim te qytetareve për neglizhence nga ana e tyre. Drejtoria e shëndetit publik Tirane e shikon zgjidhjen e problemit te depozitave vetëm tek administratoret. Problematikat qe një pallat ka, janë te shumta, sipas administratoreve, banoret duhet te kuptojnë qe bashkëpronësia ka edhe detyrime. Mospastrimi i depozitave te ujit është kthyer ne një rrezik te madh për banoret, sepse nëse nuk pastrohen, aty krijohen baktere, parazite dhe viruse qe dëmtojnë seriozisht shëndetin tone.

Buy Now on CodeCanyon