Surprise Me!

Report TV - Peleshi: Politika larg administratës meritokraci dhe standard europian

2017-07-10 0 Dailymotion

Kryesuesi i listës së deputetëve të Qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka nisur turin e dëgjesave publike nga Njësia Administrative Drenovë në Bashkinë e Korcës.

Në takimin me banorët e kësaj Njesie Administrative Peleshi ka qënë i shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo.

Peleshi e konsideroi mandatin e ardhshëm qeverisës si mandatin që do të transformojë Shqipërinë.

Ai u ndal te një nga reformat kryesore që pritet të ndërmerren, punësimi në administratën publike, që sipas tij do të realizohet vetëm përmes meritokracisë.

?Shkëputja e administratës nga ndikimi politik do të sjellë një standart europian dhe do të risë eficencën e institucioneve në nivel qendror dhe lokal?, tha Peleshi.

Dëgjesat publike janë duke u zhvilluar në të gjithë vendin, si një nisme e Kryeministrit Rama nën slloganin ?Bashkëqeverisje me njerëzit?.

Buy Now on CodeCanyon