Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar kërkesën e PDIU-së për mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë.
?Komisioni Qendror i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hene, më datë 10.07.2017, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:Shqyrtimi i projekt vendimeve,?Për rezultatin e shortit per caktimin e relatorit te Kerkeses Ankimore nr. 2, paraqitur ne daten 08.07.2017, nga subjekti zgjedhor PDIU? informon KQZ.
PDIU ka dorëzuar ankimimin në KQZ, duke kundërshtuar tabelën përfundimtare në qarkun e Tiranës ku PDIU nuk mori asnjë mandat deputeti dhe duke lënë kështu jashtë Kuvendit kreun e kësaj partie Shpëtim Idrizi që ishte i pari në listë.
Para këtij vendimi, deputetja Mesila Doda ka publikuar në faqen e saj në fb një video në të cilën pretendon se votat e PDIU kanë kaluar për një forcë tjetër politike.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kqz-vendos-neser-per-idrizin-doda-publikon-videon-na-u-vodhen-votat/