Surprise Me!

Report TV - Tepelenë, zjarr në pyje, në lagjen "15 Shtatori"

2017-07-10 0 Dailymotion

TEPELENE - Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, një zonë me bimësi e pyje, në lagjen "15 Shtatori", në Tepelenë.

Vatrat e zjarrit ishin aktive deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, kur u desh ndërhyrja e helikopterit nga Tirana. Rreth orës 05:30 ndërhyrja nga ajri bëri të mundur neutralizimin e flakëve të mbetura. Gjatë natës punuan pesë zjarrfikëse, ndërsa në ndihëm erdhën edhe 4 automjete nga Gjirokastra dhe Përmeti. Për shuarjen e flakëve asistuan edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura.

Zjarri rrezikoi ndjeshëm spitalin e Tepelenës, depon e ujit dhe lagjen "15 shtatori", por ishte ndërhyrja e zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura që bënë të mundur vënien e situatës nën kontroll. Një pjesë e banorëve të lagjes "15 shtatori" u larguan nga shtëpitë e tyre nga rreziku i flakëve.

Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ka shkaktuar djegien e 3 ha pyje me shkurre.

Buy Now on CodeCanyon