Hetimet për grabitjen spektakolare në rrugën e Rinasit në 8 shkurt të këtij viti, janë drejt fundit.<br /><br />Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të gjejë prova se grupi i drejtuar nga Admir Murataj ka arritur të grabisë 10 milionë euro, prej të cilave janë gjetur vetëm 1.5 milionë.<br /><br />Ndryshe nga çfarë u tha në momentin që ndodhi grabitja, shuma e parave që ishin në dy blinda ka qënë 10 milionë euro, para të cilat janë marrë të gjitha. Dëshmia e Fatjon Xhyliut ka zbuluar të gjithë grupin dhe mënyrën se si ata e kryen grabitjen.
