Skandali CEZ bën bujë edhe në Çeki, teksa këtë të hënë gazeta më e madhe çeke, IDNES është hapur pikërisht me këtë ngjarje, ku thekson se hetimet kanë nisur edhe në Pragë.<br /> <br />Në artikull kjo gazetë investigon transfertën 6.8 mln euro të CEZ tek Nue Kalaj, shqiptari i Kosovës që u bë sekser i marrëveshjes mes qeverisë Berisha dhe kompanisë CEZ për privatizimin e OSSH.<br /> <br />Gazeta çeke flet për disa llogari bankare të Nue Kalajt, i cili ka tërhequr nga bankat kesh miliona euro pak kohe para zgjedhjeve të 2009.
