Rreth 15.7 ton drogë e llojit kanabis janë sekuestruar nga Policia e Shtetit në orët e para të mengjesit të së premtes. Lënda narkotike ështe sekuestruar në Vlorë dhe në Kavajë ndërsa mësohet se janë arrestuar disa persona.

Pas operacionit të Vlorës, ku u kapën 15 ton lëndë narkotike, rreth 700 kg kanabis u sekuestruan në orët e para të mengjesit të së premtes në Kavajë.

Mësohet se lënda narkotike po transportohej në një automjet furgon dhe në një fuoristradë në rrugën që lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago.

Lënda narkotike ishte gati për t'u trafikuar ndërsa mësohet se janë arrestuar 4 persona.

Nga të dhënat paraprake rezulton se automjetet e bllokuara i përkasin rrethi të Vlorës.