Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë paradite qytetin e Shkodrës ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi ishin futur në një pusetë për ta pastruar.<br /><br />Ngjarja është shënuar në Unazën Perëndimore të Shkodrës në afërsi të ish-pocerisë ku tre punonjës të ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizime kishin shkuar për të pastruar pusetat e ujërave të zeza.