Rreth 16.5 ton drogë e llojit kanabis janë sekuestruar nga Policia e Shtetit në orët e para të mengjesit të së premtes.<br /><br />Lënda narkotike ështe sekuestruar në Vlorë dhe në Kavajë ndërsa mësohet se janë arrestuar disa persona.<br /><br />15.2 ton drogë dyshohet të jenë kapur në dy banesa në fshatin Llakatund të Vlorës, ndërsa rreth 1.3 ton drogë janë sekuestruar në dy automjete në Kavajë. 9 persona kanë rënë në pranga. Shtatë persona të dyshuar si trafikantë si dhe dy punonjës policie të Vlorës, Lirim Lamaj dhe Avdul Sinani, për dekonspirim të operacionit.