Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vatrat e zjarrit që janë përhapur në qarqe të ndryshme të vendit, në kushtet kur termometri ka shënuar shifra rekord, kanë përfshirë në një betejë të vërtetë forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile.
Por shumë vatra digjen në lartësitë e maleve dhe kodrave, ndaj edhe ndërhyrja e helikopterëve Viva duket se ka qenë vendimtare.
Helikopterët Viva, së bashku me ekupazhin gjerman kanë zhvilluar disa operacione që në orën 5 të mëngjesit të së premtes. Pas ndërhyrjes në malin Mile në Konispol, ku flakët ishin përhapur deri në 400 metra vijë lineare në një terren tepër të thyer, puna për fikjen e zjarrit u zhvendos në Berat.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/helikopteret-viva-ne-lufte-me-flaket-operacione-anembane-vendit/