Surprise Me!

Ora News - Rikthehen shirat në fundjavë

2017-07-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse kishit bërë plane, duket se kapricot e motit mund t?ua ndryshojnë. Meteorologët paralajmërojnë se fundjava do të dominohet nga reshjet e shiut, duke filluar pasditen e së shtunës dhe duke vijuar gjatë gjithë pjesës së parë të ditës së dielë, kryesisht në pjesën jugore të vendit.
Gjithashtu reshje shiu të izoluara pritet të ketë në zonat malore, ndërsa në zonat e vogla reshjet e shiut do të jenë me intensitet, të shoqëruara me rrufe, breshër e erë të fortë. Përsa i përket temperaturave për ditën e sotme, ato do të kenë një rënie të lehtë, duke vijuar me një rënie prej 2-3 gradësh gjatë fundjavës.
Por duke nisur nga dita e hënë deri në ditën e enjte, temperaturat pritet të kenë sërish një tendencë në rritje. Ndërkohë intensiteti i erës, duke nisur nga sot deri në fundjavë do të forcohet në mënyrë graduale, duke u paraqitur më problematike në orët e mesditës ku do ti kalojë 50 km/h.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rikthehen-shirat-ne-fundjave/

Buy Now on CodeCanyon