VLORE-Një 14-vjecar ka ndërruar jetë sot paradite në spitalin rajonal të Vlorës ku është dërguar në gjendje të rëndë pasi rrezikoi të mbytej në det.<br /><br />Policia bën të ditur se, rreth orës 10:00, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, përballë shkollës së Marinës, një shtetas ka rrezikuar të mbytej në det dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.<br /><br />Dyshohet se bëhet fjalë për një të ri të moshës 15-vjeçare, për të cilin rreth orës 10:10, Spitali ka konfirmuar se ka ndërruar jetë.