Gjatë muajit janar 2016, është konstatuar një ngjarje e rëndë, mbifaturim i konsumit të abonentëve të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, duke krijuar vështirësi për abonentët, të cilët në masë ishin biznese, por edhe për stafin, për shkak të ankesave të shumta të depozituara, të cilat duhet të verifikoheshin.

Kjo situatë e rëndë, përveç problemeve operacionale, ka ulur besimin e qytetarëve në funksionalitetin e këtij institucion të rëndësishëm publik.

Veç reagimit të Bashkisë Tiranë, që është aksioneri kryesor i Ujësjellësit të kryeqytetit, e cila shkarkoi ish-drejtorin Neritan Gjojdeshi, për aktivitetin e kësaj ndërmarrjeje publike zhvilloi një audit të zgjeruar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili konstatoi, gjatë asaj periudhe, një situatë skandaloze, të krijuar si pasojë e drejtimit plot me abuzime nga drejtuesit e saj, tashmë të shkarkuar.

Kush është Neritan Gjojdeshi - lidhja me "Pashain e Jugut"
Ish-drejtori i përgjithshëm i Ujësjellësit të Tiranës Neritan Gjojdeshi u propozua në këtë post nga ish-deputeti i PS Koço Kokëdhima, në kohën kur ishte në kulmin e pushtetit të tij.