Në raportin e fundit të Basnkës së Shqipërisë, theksohet se bizneset dhe individët janë të priur për të marrë hua jashtë tregut bankar, madje edhe me interesa më të larta.

Kjo praktikë ka rikthyer edhe njëherë fajdet në vendin, tonë por duke dhënë alarmin edhe për rritjen e informalitetit të parasë.

Sipas Raportit të Bankës së Shqipërisë, Kërkesa më e ulët për kredi është perceptuar nga bankat si pasojë e përdorimit të burimeve alternative të financimit jashtë sistemit bankar.

Më tej theksohet se ka pasur një sërë faktorësh lehtësues nga bankat për standardet e kredisë për biznese në tremujorin e dytë, por pas rezultat.
Lehtësimi i standardeve të kreditimit të bizneseve në tremujorin e dytë të vitit 2017 u realizua kryesisht nëpërmjet uljes së komisioneve dhe uljes së marzhit mesatar.

Ndërkohë, rritja e kërkesave për kolateral është faktor që ka vepruar në kahun shtrëngues.