Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pesë personat e arrestuar si të përfshirë në trafikimin e 1.3 tonëve drogë të sekuestruar nga policia rastësisht afër Plazhit të Gjeneralit. Të arrestuarit kanë mohuar akuzët por Prokuroria tha se ka prova të mjaftueshmë për përfshirjen e tyre në këtë trafik.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pesë personat e arrestuar si të përfshirë në ngarkesen prej 1.3 tonëve drogë të zbuluara rastësisht nga policia në Kavajë.
Të pandehurit kanë dalë para gjykatës në seanca të ndara, ndërsa asnjë prej tyre nuk e ka pranuar përfshirjen në trafikimin e lëndës narkotike.
I pari para gjykatës doli 18 vjeçari nga Tepelena, Jani Sadikaj.
Ai ka pohuar se nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe se ditën e ngjarjes kishte qenë së bashku me shokët për një drekë në zonën pranë Plazhit të Gjeneralit.
Në të njëjtën linjë ishin edhe të arrestuarit e tjerë, Klevi Hajdari dhe Roland Hysenbelliu.
Por pavarësisht pretendimeve, prokurori Dritan Premçi tha se automjeti tip ?Land Rover? ku u gjet sasia e drogës drejtohej nga 18-vjeçari Sadikaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droga-ne-kavaje-gjykata-vendos-masat-e-sigurise-per-te-arrestuarit/