Të shtunën me 22 korrik demokratët do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

Jemin Gjana kryetari i Komisionit Zgjedhorë të PD-së në një deklaratë për mediat ka folur për detajet e votimit, listat dhe për të gjithë prcesin.

?Është përcaktuar përbërja e 73 Komisioneve të Votimit dhe vend votimet për 68 Degët e Partisë Demokratike. Ka 5 komisione votimi më shumë se numri i degëve, për arsye se 5 degë të Partisë Demokratike (Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës dhe Kamëz) për efekt të numrit të madh të anëtarësisë kanë nga dy komisione votimi.
Të 73 Komisionet kanë në përbërje të tyre, nga 73 përfaqësues të propuzuar prej secilit nga kandidatët në garë.