Surprise Me!

Report TV - Roja bregdetare e papunë, institucionet thonë se nuk ka

2017-07-19 1 Dailymotion

Në një kohë që institucionet akuzojnë njëra - tjetrën se nuk ka Roje Bregdetare profesionit, Report TV kontaktoi me një prej tyre për të mësuar më tepër për fatin e tij dhe të 42 rojeve të tjera që u trajnuan vetëm në projektin e një viti në Malin e Zi.

Tedi Pikli është një ndër ta që u trajnua dhe u certifikua për të shpëtuar jetë njerëzish.

Por pas një sezoni pune, askush nuk kishte më interes për të. Në mbyllje të sezonit ai pohon se asnjë institucion apo subjekt privat nuk e ka kontaktuar për ta punësuar, edhe pse çdo kush mund ta gjente atë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Pikli tregon se gjatë sezonit të punës ka pasur raste që ka shpëtuar jetë njerëzish. Ai tregon për rastin e një pushues nga Kosova që fal ndërhyrjes së tij arriti të mbijetojë.

Edhe pse kanë në dorë jetë njerëzish pagesa maksimale që i është ofruar ndonjë roje bregdetare ka qenë 50 mijë lekë në muaj.

Buy Now on CodeCanyon