Surprise Me!

Report TV - Report Tv zbardh takimin Basha: Ja kur shkela statutin

2017-07-20 0 Dailymotion

Në fund të 4 viteve udhëheqje të demokratëve në ditë të vështira, Lulzim Basha hedh dritë për shumë çështje të pasqaruara, duke filluar me të ashtuquajturën ?marrëveshja e errësirës?.

Report Tv ka zbardhur takimin me dyer të mbyllura të kryedemokratit me simpatizantë e mbështetës të njësisë 5 në kryeqytet.

Basha foli për prapaskenat e marrëveshjes së 18 maji, për zërat kritikë, për gabimet e tij dhe planin e rimëkëmbjes së PD.

Marrëveshja e 18 majit, Basha: Ja çfarë më tha Mc Allister
Lulzim Basha: ? Marrëveshja e 18 majit vulosi kauzën tonë të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe pse paketa Mc Allister nuk reflektoi gjithë kërkesat tona.

Edhe Mc Allister kur e takova personalisht më tha: ?Në djall kush më solli këtu, kjo paketë nuk është asgjë, por në këto kushte nuk ka mundësi tjetër?. Edhe SHBA dhe BE e vlerësuan kauzën tonë, por sigurisht nuk donin që Shqipëria të bëhej mollë sherri, prandaj mbështetën paketën Mc Allister.
Marrëveshja u përfol si e fshehtë, por kjo është një gënjeshtër.

Buy Now on CodeCanyon