Surprise Me!

Ora News – “Arrest me burg” dy ish-drejtuesve të “Kurum”, sekuestro llogarive

2017-07-20 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg? për dy ish-drejtues të lartë të kompanisë ?Kurum International?, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën rreth 1.5 milionë dollarë.
Masa e sigurisë ndaj tyre është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit. Gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë Kurum.
Sipas organit të akuzës ?ish-administratori i kompanisë ?Kurum?, Koray Zeytinoglu dhe ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu dyshohet se, nëpërmjet faturave fiktive, kanë deklaruar se kanë kryer aktivitet shit-blerje në vitin 2011 me disa kompani të tjera, të regjistruara në qytetin e Laçit. Në bazë të dyshimeve të arsyeshme, mbështetur në prova, Prokuroria kërkoi nga gjykata caktimin e masës ?arrest me burg? për këta dy shtetas, e cila u pranua nga ana e gjykatës?.
Mbrëmjen e sotme është bërë i mundur ekzekutimi i masës nga ana e Policisë për ish-administratorin e Kurum, Koray Zeytinoglu, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu, i cili rezulton të jetë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Fillimisht, hetimi nisi nga Prokuroria e Kurbinit, e cila kishte regjistruar procedimin penal për ?Fallsifikim të vulave e stampave?; ?Mashtrimi? dhe ?Pastrimi i produkteve penale? për 4 kompani që kishin të deklaruar si vend ushtrimi aktiviteti për mbledhjen e përpunimin e skrapit në qytetin e Laçit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrest-me-burg-dy-ish-drejtuesve-te-kurum-sekuestro-llogarive-bankare/

Buy Now on CodeCanyon