Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej tre ditësh rreth 3 mijë banorë të qytetit të Klosit janë pa ujë të pijshëm. Shkak për këtë situatë mësohet të jetë bërë dëmtimi i tubacioneve në unazën e qytetit.
Mjetet të cilat po punojnë për rehabilitimin e unazës, gjatë punës së tyre kanë shkaktuar edhe defektin duke lënë pa ujë krejt qytetin.
Banorët kanë nisur të përdorin burimet për të mbushur ujë, por në këto burime nuk ka garanci për higjienën.
Fare pranë burimit ku mbushet ujë i pijshëm kalojnë ujëra të zeza. Vetë banorët thonë se skanë rrugë tjetër pasi nuk dihet se kur do të riparohet defekti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prej-tre-ditesh-rreth-3-mije-banore-te-klosit-jane-pa-uje-te-pijshem/