Vetëm një ditë para votimeve në PD ku demokratët do të votojnë për kreun e kësaj force politke kritikët e Lulzim Bashës u mblodhën sot në një takim në Akademinë e Arteve.<br /><br />Njëzëri shumë prej figurave të njohura të Partisë Demokratike të pranishëm në takim bënë thirrje të bojkotohen zgjedhjet e 22 korrikut.<br /><br />Nismëtari i kësaj nisme ish nënkryetari i PD-sëAstrit Patozi u shpreh se lëvizja kishte qëllim bashkimin e PD dhe se Basha ishte kryetar dhe jo mbret i saj.
