Surprise Me!

Zgjedhjet në PD, më pak se gjysma e anëtarësisë në votime

2017-07-22 0 Dailymotion

Më pak se gjysma e anëtarësisë votuan për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Veç bojkotit të një pjese të demokratëve që i cilësojnë farsë këto zgjedhje, ankesa për procesin shfaqi edhe Eduard Selami, i vetmi kandidat përballë Lulzim Bashës, i cili që në nisje të fushatës e ka cilësuar të pabarabartë garën me rivalin e tij.

?Probleme që kanë të bëjnë si me ndërhyrjen e disa kryetarëve të degëve kanë bërë presione dhe i kanë kërkuar anëtarëve që të votojnë për Bashën. Kjo është një shkelje e rregullave të lojës. Në mjaft nga këto qendra votimi fotografia e zotit Basha është e varur në qendrën e votimit. Në këto kushte ku jemi do të ishte më mirë që numërimi të bëhej në degët e rretheve.?

Parregullsitë gjatë procesit të votimit u pranuan edhe nga Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, por sipas tij ato kanë qenë të paqëllimta. Më herët nga selia blu ku edhe votoi, kryetari i vetëngrirë, Lulzim Basha i cili kërkon një rikonfirmim në krye të Partisë Demokratike foli për një proces demokratik.

?Jam i bindur se Partia Demokratike dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t?u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen e shpresën e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend.?

Votimet për kryetarin e Partisë Demokratike në 68 degët e saj në rrethe nisën në orën 8.00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19.00 në mbrëmjes.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon