Surprise Me!

Report TV - Çelet dhoma muzeale e armëve kimike ushtarake në BunkArt1

2017-07-22 0 Dailymotion

Dhoma e armëve kimike është një hapësirë e re e sapoçelur në Muzeun BunkArt1. Ndërsa pritet që BunkArt1 të zgjerohet me dhomat e tjera muzeale, në këtë hapësirë të re publiku do të surprizohet nga dokumentet e videot sekrete ushtarake.

Dokumentet dëshmojnë se Shqipëria mbante dhjetëra tonë substanca kimike për përdorim ushtarak.

Lëndët helmuese ushtarake të mbajtura sekret nga popullsia, shpeshherë për hir të eksperimenteve, mund të ktheheshin në elementë të krimit për kafshët dhe mjedisin.

Ushtria shqiptare, përveç 200.000 ton armatimeve, zotëronte edhe lëndët helmuese të gazit Iprit që kishte ngjyrën e mustardës dhe Zarinë që ishte një lëndë helmuese shumë e rrezikshme. Një video e 1982-shit zbulon një fakt tronditës.

Me sa duket krerët e ushtrisë shqiptare për t?u bindur për efektin e lëndëve helmuese ushtarake, nuk nguronin të kryenin eksperimente nga më barbaret.

Buy Now on CodeCanyon