Pas publikimit të rezultateve të cilat konfirmuan fitoren e Bashës në krye të PD-së, rivali i tij Eduard Selami në një konferencë për mediat bëri me dije se do të vijojë të jetë naëtra i PD si dhe bëri thirrje që të gjithë të punojnë për një opozitë të bashkuar. Ai po ashtu u shpreh se kishte uruar Bashën për fitoren.

"Pavarsisht rezultatit do të jem në forcimin e Partisë Demokratike.Falënderoj të gjithë ata që votuan vizonin tonë që ishte vizoni më i mirë. Por gjithsesi kjo ështe demokracia respektoj këtë votim.Telefonova Bashën dhe e urova për fitoren.

Thirrje të gjithë demokratëve të bëjmë një opozitë të bashkuar. Edhe pse zgjedhjet ishin të pabarabarta ishte një hap përpara, unë kisha një platformë konkrete

PD ka dalë më e fortë do të vijoj të jap kontributin tim në PD që PD të kthehet në shpresë për të gjithë shqiptarët" u shpreh Selami