Surprise Me!

Ora News – Elbasan, Sherif Kurti zgjodhi të ishte kovaç dhe jo i papunë

2017-07-23 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej 15 vitesh ushtron zanatin e kovacit. Nuk është nga ata zanatcinjtë e vjetër që janë lindur me mjeshtërinë, por Sherif Kurti e zgjodhi profesionin në vitet kur askush nuk kërkonte të bëhej kovaç.
Ai tregon per mikrofonin tone sesi në vitin 2000 kur Sherifi mbaroi ushtrinë, mundësitë për të gjetur punë nuk ishin të shumta.
Babai i tij e mori me vete duke i dhënë këtë zanat qe i biri dukej se e kishte me qejf. Sherifi tregon se ky zanat është trashëguar brez pas brezi ne familjen e tij që nga stërgjyshi-gjyshi-te babai tani Sherifi ia ka lënë trashëgimi dy djemve të tij.
Kurti: Që 15 vjeç fillova me këtë zanat. Mbarova ushtrinë dhe prapë u ktheva në zanat. Mbarova një kurs për llamarinist. Të pesë vëllezër që jemi, të pestë jemi me këtë zanat.
Me këtë zanat, Kurti ia ka dalë të mbijetojë e ushqejë familjen ndonse zanati ka edhe veshtiresite e veta duke pasur cmime te larta te materialeve baze sic eshte qymyri dhe hekuri.
Kurti: Vështirë tani është shumë. Për mua, është gjë e mirë sepse ia kam marrë dorën. Qymyri është shenjt. Unë jam në rregull me shtetin.
Në moshën 15 vjeçare, Arlindi, djali i vogël i familjes Sherifi çdo ditë punon me te atin edhe pse sapo ka përfunduar klasën e 9. Ndonëse moshataret e tij, kanë dëshira te tjera Arlindi mendon se marrja e ketij zanati do ti siguroje atij një të ardhme, model te cilin e ka pare te i ati. Kritiku me i mire, thotë Arlindi, është babai im qe me mëson ne detaje këtë zanat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-sherif-kurti-zgjodhi-te-ishte-kovac-dhe-jo-i-papune/

Buy Now on CodeCanyon