Prokuroria e Sarandës ka kërkuar 45 ditë burg për Ermal Fatajn, skafistin që 2 ditë më parë dyshohet se i mori jetën 15 vjeçares ruse Kseniya Ryok, e cila ishte me pushime në Ksamil.

Ai ka folur para hetuesve duke mohuar që të ketë goditur nga pakujdesia adoleshenten, duke pohuar se nëse kjo do të kishte ndodhur atëherë ai do t?i jepte ndihmën e parë asaj dhe jo të largohej.

?Është e vërtetë që në atë orë kam lëvizur në zonën e tre ishujve, por nuk e kam goditur unë vajzën ruse. Nëse do të isha unë, minimalisht do t?i jepja ndihmën e parë dhe do e kisha nxjerrë në breg dhe jo ta braktisja në det ? është shprehur Fataj.

Por këto fjalë duket se nuk i kanë bindur hetuesit, të cilët i janë drejtuar gjykatës me kërkesën për masën e sigurisë ?Arrest me burg për 45 ditë?, kohë e mjaftueshme që të përcaktohen edhe rrethanat e krimit.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Porkuroria bën me dije se nga hetimet e deritanishme rezulton se mesditen e së premtes, 15 vjeçarja ruse, të cilën e shikoni edhe në këtë foto dhe nëna e saj, kanë hyrë për t'u larë në zonën e ishujve të Ksamilit.