Zërat më kritikë të Lulzim Bashës të cilët bojkotuan zgjedhjet e së shtunës ku anëtarët e PD votuan për kreun e ri të kësaj force politike kanë reaguar pas shpalljes së rezultatit.

Deputeti Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli kanë komentuar fitoren Bashës përmes rrjetit social FB.

Patozi shprehet se absurdi ka kaluar cdo kufi.

?Fali Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!?, e nis postimin e tij në ?Facebook? Astrit Patozi, ndërsa pohon se mëngjesin e sotëm uroi Selamin për garën.

?Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores?, i drejtohet me ironi Patozi Selamit.