Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta është betuar si President i Republikës përpara deputetëve të cilët e votuan në datën 28 prill, pavarësisht se u zgjidh pa votat e opozitës Meta premtoi se do të qëndrojë mbi palët dhe se do të lërë pas krahëve debatet e shkuara të politikës.
Meta: Më 28 prill vendosa të kandidoja për President më shumë me mendje sesa me zemër sepse opozita nuk ishte këtu. Por sot dua t?ju siguroj se betimin e kam bërë plotësisht me zemër dhe bindje të plotë se zgjedhja që bëra në atë moment dha kontributin e saj modest edhe për të evituar një krizë që vendi dhe e ardhmja e tij europiane nuk e meritonin. në ushtrimin e kësaj përgjegjësie kaq të lartë që Kuvendi i Shqipërisë më ka besuar do të udhëhiqem vetëm nga dashuria e pakufishme për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, duke lënë pas bashkë me 25 vitet e mija në këtë kuvend çdo debat apo përkatësi politike që kam patur për t?iu përgjigjur lartësisë së re të detyrës së Presidentit të Republikës.
Po ashtu Meta siguroi se do të punojë për reformat në vend.
Meta: Gjithmonë do t?i shërbej frymës së konsensusit, dialogut, bashkëpunimit e gjithëpërfshirjes në interes të forcimit të institucioneve e bashkëpunimit ndërinstitucional e sidomos të avancimit të reformave më jetike që e bëjnë Shqipërinë një vend më demokratik, më të qëndrueshëm, më të sigurt e plotësisht europian.
Në qendër të vëmendjes do të jenë edhe shqiptarët jashtë kufijve zyrtarë.
Meta: Me të njëjtën përgjegjësi që respektojmë pakicat brenda vendit nuk do të rreshtim së kërkuari prej vendeve të tjera ku jetojnë shqiptarët respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të tyre.
Siguria kombëtare tha Meta do të jetë angazhimi kryesor i Presidentit.
Meta: Përkrah me partnerët tanë euro-atlantikë, ne do të luajmë rolin që na takon në sfidat e përbashkëta, të cilat, drejtpërsëdrejti a tërthorazi, prekin edhe sigurinë tonë kombëtare, dhe këtu kam parasysh në radhë të parë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-seanca-ilir-meta-pritet-te-betohet-si-presidenti-i-republikes/