Surprise Me!

Report TV - Shqipëri-Maqedoni në shtator mbledhje e përbashkët qeverie

2017-07-25 0 Dailymotion

Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë do të organizojnë një mbledhje të përbashkët në Pogradec në vjeshtë të këtij vii. Lajmi u bë me dije nga ministri i jashtëm Bushati gjatë një konferencë të përbashkët me mediat me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov.<br /><br />"Në vijim të bisedës së dakortësisë së dy kryeministrave Zaev dhe Rama në Trieste, bëj të ditur se kemi arritur një marrëveshje, për të zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë të përbashkët, gjate këtij viti, pra vjeshtën e ardhshme në Pogradec. Kjo do të jetë për të lehtësuar projektet strategjike, të ndihmuara dhe nga ndërkombëtaret? tha Bushati.<br /><br />Takimi i përbashkët u konfirmua edhe nga ministri maqedonas i cili u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të forcohet, në mënyrë që të dyja vendet të ecin përpara. Sipas tij është koha që Brukslei të bindet për anëtarësimin e të dyja shteteve.

Buy Now on CodeCanyon