Krimi në familjen Metallari ku ditën e djeshme djali 21 vjeç Mirald Metallari vrau babain dhe plagosi nënë, ka sjellë heshtje në banesën e tyre në Bathore.

Të afërm dhe familjarët kanë përcjellë për në banesën e fundit sot në orën 11:00 policin Miftar Metallari, 55-vjeç, ndërkohë që Nurie Metallari është jashtë rrezikut për jetën.

Më të tronditur nga ngjarja janë dy vajzat e familjes Metallari, ku njëra prej tyre do të martohej në muajin gusht.

Ndërkohë 21-vjeçari Mirald Metallari ëshë rimarrë në pyetje nga Prokurori dhe Policia.

Ai ka shfaqur një gjendje të rënduar psikologjike dhe në lot ka thënë se kur qëlloi ndaj babait, mbylli sytë dhe sipas tij, ende nuk e beson atë që ka ndodhur.

?Ende nuk e besoj atë që bëra. Kur mora pistoletën dhe ja drejtova babit, kam mbyllur sytë, prandaj kam goditur edhe nënën. Unë nuk doja që të ndërtohaj ai muri I betonit, prandaj jemi konfliktuar. Në gusht do martonim motrën dhe ndërtimet po I bënim për dasmën. Unë jam fajtori më dënoni. Dua vetëm të dij si është nëna, a ka shpëtuar? Kohët e fundit kam patur disa konflikte me babain. Zënkat janë shtuar pasi unë erdha nga Anglia, më kthyen pasi ishe pa letra. Të më falin motrat dhe të gjithë, nuk e di se ccfarë bëra?, është shprehur i riu.

Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar të bëhet verifikim i gjendjes psikologjike të Mirald Metallarit, pasi ka patur shenja depresioni.