Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura i bënë thirrje Komunitetit dhe Vizitorëve të Zonave të Mbrojtura të bëjnë kujdes në këtë stinë të nxehtë vere, pasi një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Vetëm gjatë muajit korrik ne zonat e mbrojtura kryesisht parqe kombetare janë evidentuar 20 raste zjarresh te vendosura nga dora e njeriut
Gjatë stinës së verës, temperaturat e larta, pakujdesia e njerëzve, por dhe zjarre të qëllimshme kanë bërë që masive të tëra pyjore të Zonave të Mbrojtura të rrezikohen nga djegia.
Vetëm gjatë muajit korrik numërohen 20 raste zjarresh, dy prej të cilëve këtë fundjavë në Parkun Kombëtar të Dajtit. Agjensia Kombetare e Zonave te Mbrojtura iu ben thirrje qytetareve që te tregojne kujdes
Zamir Dedej, Drejtori i AKZM-së: Ju lutem turistëve, por dhe komunitetit për asnjë arsye të mos ndezin asnjë zjarr, në këto ditë të nxehta, pasi shkëndija më e vogël mund të shkaktoj një zjarr të paimagjinueshëm. Parqet Kombëtare, Zonat e Mbrojtura janë kryesisht terrene të thyera malore, ku zjarrfikset dhe mjete të tjera e kanë të vështirë të hyjnë dhe zjarret janë fikur kryesisht nga vet punonjësit tanë, të cilët janë gjithë kohën në terren dhe më ndihmën e komunitetit i kanë në monitorim të plotë zonat. Në disa raste kemi kërkuar dhe ndihmën e helikopterit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtori-i-akzm-se-mos-ndizni-asnje-zjarr-keto-dite-te-nxehta-vere/