Surprise Me!

Veliaj: Rritja e çmimit të ujit përkthehet në investime

2017-07-26 1 Dailymotion

Një ditë para se Këshilli Bashkiak i Tiranës të diskutojë dhe të votojë projekt-vendimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20 lekë për metër kub ujë, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një dëgjese ku të pranishëm ishin vetëm këshilltarët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Veliaj tha se rritja e çmimit nga 45 në 65 lekë është mënyra e vetme për të rritur investimet dhe për t'i siguruar Tiranës 24 orë furnizim me ujë të pijshëm brenda dy viteve.

Në mbylljes të dëgjesës të thirrur nga këshilltarët e LSI-së, këta të fundit thanë së do ta miratojnë projektvendimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nëse do të plotësohen këto kërkesa.

Ndërsa këshilltarët e djathtë nuk morën pjesë në këtë dëgjesë, por më herët deklaruan votën e tyre kundër rritjen e çmimit të ujit. Sipas tyre projektvendimi është një aferë korruptive e Erion Veliaj dhe ftuan qytetarët të protestojnë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon