Këtë të mërkurë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 7 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim rezultatin përfundimtar të zgjedhjve të 25 qershorit.

Në zgjedhjet e 25 qershorit Partia Socialise rezultoi fituese duke siguruar 74 mandate deputetësh, PD 43, LSI 19, PDIU 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në një konferencë për media zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha u shpreh se procesi në përgjithësi ishte i qetë, me standarte dhe përfundoi me rezultate pozitive.

KQZ miratoi rezultatet përfundimtare si dhe tabelën përfundimtarë për Qarkun e Beratit që kishte kontestime.