Autoriteti Rrugor Shqiptar do të kërkojë ndryshim të kontratave për 4 kompanitë private që kanë fituar tenderat me shumë prej 120 milionë dollarësh, financim i Bankës Botërore, për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare nga veriu në jug.

Kjo kërkesë është reagimi i parë që vjen pas denoncimit të bërë në televizionin Klan për tharjen e bimëve dekorative dhe thuajse gjithë pemëve të mbjella përgjatë akseve kombëtare në mbarë vendin, një investim ky prej disa miliona eurosh, me paratë e buxhetit të shtetit.

Por për dëmin e shkaktuar deri tani, nga mijëra pemë që janë tharë përgjatë autostradave nga Tirana në Vlorë, vetëm se nuk janë vaditur, nuk mban përgjegjësi askush.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë fituar në fillim të vitit tenderat e financuar nga Banka Botërore, me afat 5-vjeçar, nuk dihet nëse do ta pranojnë kërkesën e Autoritetit Rrugor Shqiptar për amendimin e kontratës.

Po ashtu, nuk është e qartë se si do të zëvendësohen pemët dhe bimët e thara dhe kush do t?i japë paratë për pemët e reja. TV KLAN