I vendosur për të spastruar administratën, nga ata që i cilëson parazitë e grabitqarë, Kryeministri Rama paralajmëron se reforma nuk do të kursejë askënd, deri në nivelet më të larta.

Kësaj radhe në ndihmë nuk do t?i vijnë më qytetarët me denoncime konkrete, por edhe 50 punonjësit më të kualifikuar të administratës shtetërore.

Gjatë një takimi që pati me ta në Kryeministri, Rama u kërkoi që brenda datës 10 Gusht të hartojnë raporte lidhur me problematikat në çdo institucion ku punojnë.

50 punonjësit e administratës i garantoi se çdo shqetësim i pasqyruar prej tyre në këto raporte do të jetë konfidencial.

Kryeministri Rama tha se për të rritur kapacitetin funksional të administratës, mbi bazën e shqetësimeve të ngritura do të hartohen formularë që do t?i jepen për të plotësuar shërbimit civil.

Tv Klan