Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i sapoemëruar i burgjeve, Arben Çuko, ka firmosur masat e para administrative në këtë institucion. Me kërkesë të tij është firmosur shkarkimi nga detyra e kreut të burgut të Drenovës pas moskthimit ne qeli të dy të dënuarve që kishin marrë leje shpërblyese. Ndërkohë katër drejtues të tjerë burgjesh janë paralajmëruar për largim nga detyra.
Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën në krye të burgjeve, drejtori i sapo emëruar Arben Çuko ka firmosur edhe shkarkimet e para.
Me kërkesë të tij është shkarkuar nga detyra Drejtori i burgut Drenovës në Korçë, ndërsa janë marrë masa administrative të paralajmërimit për pushim nga puna për katër drejtorë të tjerë: Peqinit, Lushnjes, Lezhës dhe Durrësit.
Drejtori i burgut të Drenovës Korçë është larguar nga detyra pasi dy të dënuar nuk janë kthyer më në qeli, pasi kishin marrë leje shpërblyese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkarkohet-drejtori-i-burgut-te-korces-paralajmerohen-4-te-tjere/