BERAT - Një vajzë adoleshente kishte shkuar tek tezja e saj për pushime, por ka rënë pre e dhunës seksuale të burrit të tezes.

Ngjarja ka ndodhur në Berat një ditë më parë. R.K, 15-vjeçe, banuese në Berat, ka dëshmuar në praninë e psikologes, sapo është kthyer në shtëpinë e saj, në një tjetër fshat të Beratit.

Ajo ka kallëzuar penalisht 54 vjeçarin R.T, banues në Duhanas, se e ka përdhunuar. Akuzat e të miturës janë mohuar nga tezja e saj, bashkëshortja e autorit dhe vajza e tij.

"Nuk është e vërtet, akuzat janë shpifje", ka thënë tejza e 15-vjeçares.

Ajo shkon edhe më tej kur thotë se vajza duhet të jetë shtyrë për t'i bërë keq familjes së saj, ndonëse pohon se mes dy familjeve nuk ka pasur probleme.

"Me familjen e vajzës nuk kemi pasur probleme. Vajzën e kam vajzë vëllai. Atë Mund ta ketë futur dikush. Çupa e vëllait u fut për të na bërë keq", ka thënë më tej ajo.

Edhe vajza e autorit të akuzuar ka thënë se është e sigurt se babai i saj nuk e ka bërë një gjë të tillë.