13 parti politike që dolën në zgjedhje më dobët se në vitin 2013 do t?i kthejnë mbas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve plot 83 milionë lekë.

Këto para KQZ jua dha këtyre partive para zgjedhjeve me qëllim financimin e fushatës zgjedhor bazuar mbi rezultatin e vitit 2013, ndërsa të hënën, pas certifikimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, KQZ do të vendosë kthimin pas të parave.

Sipas Projektvendimit të siguruar nga Shqiptarja.com, Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive për zgjedhjet e datës 25 Qershorit ishte 650 milionë lekë.

Kjo shumë u pjestua me 1,557,932 votat e vlefshme të datës 25 Qershor 2017. Vlera e një vote shkon 420 lekë.