Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rezultati i dobët ne zgjedhjet e 25 qershorit jo vetëm që e ka lënë Partinë Demokratike dhe atë Republikane në opozitë, por i detyron të kthejnë mbrapsht në buxhetin e shtetit një pjesë të fondit që iu akordua para fushatës elektorale. Partia Demokratike duhet t?i kthejë buxhetit të shtetit 1.7 milionë lekë të rinj, ndërsa Partia Republikane 2 milionë lekë të rinj. Vendimi që pritet të miratohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjve, do të miratojë fondin shtesë për PS, LSI, PDIU dhe PSD-në e Skënder Gjinushit.
Partia Demokratike dhe Partia Republikane, duhet t?i kthejnë buxhetit të shtetit një pjesë të fondeve që iu akorduan për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Vendimi pritet të kalojë në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që do të zhvillohet të hënën.
Shkak i penalizimit për dy partitë më të mëdha të opozitës, është bërë rezultati i dobët që ato morën në zgjedhjet e qershorit.
Partia Demokratike duhet t?i kthejë buxhetit të shtetit 1.7 milionë lekë të rinj, ndërsa Partia Republikane 2 milionë lekë të rinj.
Nuk janë vetëm Partia Demokratike dhe ajo Republikane që penalizohet nga përllogaritja e sasisë së fondit publik që do t?u shpërndahet partive politike që morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në listë janë edhe 11 parti të vogla politike, përfshirë dhe Frymën e Re Demorkatike të Bamir Topit, të cilat kanë shënuar një rezultat dukshëm të dobët në zgjedhje dhe nuk arritën të kalonin pragun e 3 përqindëshit që i bënte ato parti parlamentare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-duhet-ti-ktheje-buxhetit-te-shtetit-1-7-milion-lek-pr-2-milion-lek/