Nje femije vetem 14 vjecar nga mesdita e se dieles rezulton i humbur .

Behet fjale Valentin Çarkaj nga fshati Hot i Ri njesise administrative rrethina. Familja eshte perfshire ne deshperim dhe panik teksa ka njoftuar policine dhe ka shperndare imazhin e te miturit ne rruge e kend jo vetem te zones por edhe ne shkoder. I ati Lek Çarkaj thote se djali i tij ishte thirrur nga nje bashkemoshatar per tu lare ne lumin Kir.

Shoku i tij i ka thene familjareve se Valentini eshte kthyer rruges e qe ne kete moment eshte zhdukur pa lene gjurme. Per te atin situata eshte deshperuese pasi 14 vjecari nuk eshte larguar asnjehere i vetem me larg se fund te rrugices ku ai banon. Mes lotesh e ema e 14 vjecarit ben apel shtetit te punojne per gjetjen e te birit te humbur.

Ajo thote se deri me tani asnje punonjes i policise nuk ka shkuar ne banese apo nisur kontrollin e territorit per gjetjen e te miturit. Familja Çarkaj nuk ka konflikte me asnjenjeri ndersa nga ana tjeter mohon pisten se i biri ne moshen e adoloshences mund te jete larguar per tu kthyer me pas.

Kjo familje ka vetem dy vite qe jane kthyer nga emigracioni ndersa 14 vjecari nuk eshte larguar asnjehere nga shtepia pa dijenine e prinderve. Ato i bejne apel cdo qytetar qe per cdo informacion sado te parendesishem ne dukje te kontaktojne ne nr. 069 62 69 778