LSI ka hedhur akuza në drejtim të kryeministri Edi Rama pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që i la mandatin Genta Mezinit, e cila votoi pro rritjes së çmimit të ujit në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari u shpreh gjatë një konferencë për shtyp, se Edi Rama se po kap sistemin e drejtësisë.

Brahimllari u shpreh se LSI është e vendosur se do të bëjë opozitë frontale ndaj këtij regjimi të neveritshëm, kjo është politika e pashpresë e Ramës.

?Vendimi i sotëm i Kolegjit zgjedhor për këshilltarin bashkiak që i takon ligjërisht LSI tregon se Rama kërkon të kontrollojë cdo pushtet në Shqipëri, pushtetin lokal dhe atë të drejtësisë që ka kohë që përpiqet ta kontrollojë.