Spitali Rajonal i Shkodrës ka reaguar për sa i përket dhunimit të mjekut Besmir Grizhdja në ambientet e spitalit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, drejtoria e spitalit shprehet se ky nuk është rasti i parë i dhunimit të personelit të spitalit dhe kërkon vendosjen para përgjegjësisë të autorit të ngjarjes në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

?Kujtojmë se ky mjek së bashku me stafin e shërbimit të kirurgjisë kanë kryer veç të tjerash edhe operacione të rralla e shumë të vështira, që në kushtet e sot kryhen në klinikat e specializuara, duke i ardhur në ndihmë pacientëve?, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Spitali Rajonal Shkodër për mjekun Besmir Grizhda, i dhunuar ditën e shtunë në a ambientet e spitalit.

?Kemi nevojë të na mbështetni në punon tonë pasi për shkak të sezonin veror krastet e emergjencave janë të shumta. Shprehim keqardhjen tonë duke marrë shkas nga ky akti dhune i përsëritur ndaj bluzave të bardha?, përfundon deklarata.