TIRANË- Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thikë në orët e vona të natës së djeshme.<br /> <br />Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 e mbrëmjes së djeshme, ku pranë stadiumit "Selman Stërmasi", pas një sherri me dy grupesh të rinjsh, ku janë përdorur armë të ftohta, thikë, ka mbetur i plagosur rëndë, 22- vjeçari Marvi Mihali.<br /><br />I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t?u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.