Surprise Me!

Report TV - Bashkia e Durrësit sekuestron shezlonet e bizneseve pa licencë

2017-08-01 0 Dailymotion

Ashtu sic ishte paralajmëruar, departamenti i Tatim Taksave në bashkinë e Durrës ka nisur kontrollin e plazheve publike që nuk kanë paguar detyrimet financiare.

Aksioni është zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku gjatë paradites janë sekuestruar çadrat dhe shezlonët e tre subjekteve që operojnë si plazhe private.

Abdyl Koka, drejtor i departamentit të tatim taksave shprehet se ne i kishim njoftuar me shkresë dy javë më parë dhe sot shohim se shumica e subjekteve i kanë paguar detyrimet, me një përjashtim të vogël, për të cilët sipas ligjit po i sekuestrojmë pajisjet.

?Ne kemi dhënë një verdikt në lidhje me pagesat dhe detyrimet që kanë subjektet konform ligjit. Sot mbarojmë tek ?Shkëmbi i Kavajës? nesër nisim tek lagjia 13 e Durrësit.Kemi ardhur kemi dhënë letra pjesa më e madhe kanë shkuar kanë aplikuar kanë bërë pagesat, për pjesën tjetër që i shmangen detyrimeve ne po marrim masa duke i bllokuar aktivitetin? shprehet Abdyl Koka drejtor i Tatim Taksave në bashkinë Durrës

Buy Now on CodeCanyon