Surprise Me!

KLSH: 26.4 mln lekë dëmi nga spitali psikiatrik I Vlorës

2017-08-01 11 Dailymotion

26.4 milion lekë është dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga spitali psikiatrik i Vlorës ?Ali Mihali?. Shifra u nxor pas auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 1 janar 2014 deri në 28 shkurt 2017.

Raporti vëren se nga 75 procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës se tenderave, në 43 prej tyre, Autoriteti Kontraktues nuk ka vërtetuar nevojën e kryerjes së këtyre procedurave.

Tenderat në të cilat vërehet dëm ekonomik është ai për shërbimin e lavanderisë në vlerën e rreth 4 milion lekëve për vitin e parë të kontratës, e që pritej të shkonte në 11,755,860 lekë për 3 vitet e tjera të kontratës.

Shkelje dhe abuzime KLSH-ja ka konstatuar edhe në prokurimin ?Shërbime për pastrim të ambienteve të brendshme dhe të jashtme në vlerën e rreth 5 milion lekëve, ndërsa sqaron se dëmi I pritshëm nga kjo kontratë 38 muajt në vijim është rreth 19 milion lekë.

KLSH-ja vëren se për procedurën e prokurimit ?Evadimi i mbetjeve urbane të Spitalit? kompania private është paguar dy herë duke shkaktuar një dëm në vlerën e rreth 14 milion lekëve.

Për të gjitha shkeljet KLSH-ja ka kallëzuar penalisht Drejtorin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës me akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?, dhe i ka propozuar Ministrit të Shëndetësisë largimin e tij nga detyra.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon