Surprise Me!

Ora News - Unioni i Prokurorëve ankimon disa nene të Kodit të Procedurës Penale

2017-08-02 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas gjyqtarëve Kodi i Procedurës Civile që hyri në fuqi në 1 gusht përballet me një padi tjetër në Gjykatë Kushtetuese, duke u kundërshtuar edhe nga prokurorët. Në padi, Unioni ngre shqetësimin se Kodi i ri kufizon funksionin dhe kompetencat kushtetuese të prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale.
?Nga përmbajtja e kësaj dispozite rezulton se prokuroria është i vetmi organ që ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Ajo është organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve të saj dhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligjit?
Unioni i prokurorëve të Shqipërisë kërkojnë shfuqizimin e 7 neneve të kodit mes tyre dhe atë të krijimit të gjyqtarit të hetimeve paraprake.
Me kodin e vjetër ishte prokurori që vendoste për të dërguar apo jo çështjen në gjyq, ndërsa ligji i ri i jep të drejtë prokurorit të pushojë çështje vetëm për kundravajtje penale dhe i jep gjykatës kompetencën, për të gjykuar kërkesën e prokurorit për pushimin e akuzës apo për dërgimin në gjyq të çështjes për krimet.
Ky përkufizim sipas prokurorëve është antikushtetues.
Heqja e ekskluzivitetit të organit të Prokurorisë në ushtrimin e ndjekjes penale përbën shmangie të këtij organi nga ushtrimi i veprimtarisë së tij kushtetuese, duke cënuar edhe parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/unioni-i-prokuroreve-ankimon-disa-nene-te-kodit-te-procedures-penale/

Buy Now on CodeCanyon