Babai i Eugen Bitrajt, autorit të dyshuar të vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihali, i bën thirrje familjes së viktimës për të gjetur forcë dhe tejkaluar këtë situatë të vështirë.

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë dyerve të Gjykatës së Tiranës, ai ka kërkuar falje për krimin e të birit, ndërsa ka apeluar për pajtim mes dy familjeve.

Babai i autorit i kërkon falje familjes së 22-vjeçarit
?Fjalët e para vështirë t?i gjesh, i urojmë ngushëllime familjes Mihali. Jam prind dhe i shpreh keqardhjes familjen, nënës, babait dhe të afërmve. I them familjes Mihali, të gjejmë forca dhe të reagojmë pozitivisht. Ne nuk kemi mundësi të takohemi, se situata është e nxehtë. Duhet të gjejmë një njeri të përbashkët që të marrim masa dhe të na orientojë drejt zgjidhjes. U krijua nga një karikues celulari dhe ndodhi e gjithë kjo?, tha ai.