Vijon lufta e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit me anë të një njoftimi për mediat bën me dije se vijon kontrolli ajror me avion të posaçëm në të gjitha zonat ku dyshohet se kultivohet lëndë narkotike.

Monitorimi nga Policia dhe Guardia di Finanza
Policia bën me dije se po bëhet një monitorim ajror i përbashkët nga Policia e Shtetit, Policia Kriminale Italiane dhe Guardia di Finanza për kontrollin e territorit.

Ajo çka thekson më së shumti policia është se nga koordinimi i forcave dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër kultivimit nxorri në pah faktin se nuk ka asnjë kompromis me Policinë e Shtetit dhe Qeverinë Shqiptare.

Njoftimi i plotë:
Vijon zbatimi i protokollit ajror me avion të posaçëm si dhe kontrolli e rikontrolli i të gjitha zonave bazuar në analiza të përbashkëta risku dhe plane të përbashkëta fluturimi.

Monitorim ajror i përbashkët i Policisë së Shtetit, Policisë Kriminale Italiane dhe Guardia di Finanza për kontrollin e territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Si asnjëherë më parë, një koordinim forcash dhe bashkëpunim në formacion i mjeteve ajrore të dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe hetimit të kriminelëve që tashmë e kanë fare të qartë se nuk ka asnjë kompromis me Policinë e Shtetit dhe Qeverinë Shqiptare.