Surprise Me!

Report TV - Zjarret, Prençi: Presim 2 avionë nga Italia e Greqia për shuarjen

2017-08-03 0 Dailymotion

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh se pritet të vijnë dy helikopterë nga Italia dhe Greqia për shuarjen e flakëve në katër vatra kritike ku flakët vijojnë prej disa ditësh.

Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv ai tha se e rëndë mbetet situata në Llogara, Elbasan dhe Malin e Dajtit.

"Situata e zjarreve vijon me intensitet të lartë. Janë 17-25 vatra zjarri aktive.

Zjarr ka në Dukat, në Llogara, situatë kritike ka pasur në rajonin e Elbasnait, Dajtit. Katër prej vatrtave të zjarrit janë problematike ku janë angazhuar forca të zjarrfikëses, policisë, ushtrisë.

Presim nga momenti të vijnë një avion nga Greqia dhe një nga Italia.

Si rezultat i angazhimit 24 orë, është marrë në kontroll vatra e zjarrit në Dukat. lufta me zjarrin vijon në Llogara, në Dajt dhe në Elbasan", u shpreh Prençi.

Buy Now on CodeCanyon