Një aksident rrugor është shënuar në orët e mesditës në aksin Qafë-Gjashtë në Sarandë.

Mësohet se një makinë ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i biçikletës është dërguar në spital ndërsa është në gjendje kritike për jetën.

Policia është në vendngjarje teksa vijojnë hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen.